Monday, November 25, 2024

(Video) Miqësorja, Vllaznia-Buduçnost 1-3. Trajneri Brdariç teston blerjet e reja, hapësirë edhe për të rinjtë. Nderohet ish futbollisti i Vllaznisë dhe Buduçnostit, Zamir Shpuza

Lexo

Vllaznia-Buduçnost  1-3(Shënues: Pusi/ Grbiç, Perisiç, Despotoviç) 

Formacioni i Vllaznisë: Qarri, Gurishta, Krymi, Stojanoviç, Selmani, Deliu, Qato, Mala, Dodaj, Kahrimanoviç, Gruda(U aktivizuan: Juka, Brahimi, Pusi, Muhaj, Kapllanaj, Dulaj, Shimaj, Zaganjori, Delaj, Çoba, Halili, Rroku, Shpuza). Trajner: Thomas Brdariç

Në kuadrin e përgatitjeve për ndeshjet e Kupave të Europës, Vllaznia ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore duke pasur përballë ekipin e Buduçnostit të Podgoricës, skuadrër kjo që do të luajë në kompeticionin e Kupave të Europës.

Takimit të luajtur në pasditen e djeshme në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës i ka paraprirë një ceremoni modeste në nderim dhe respekt të ish futbollistit të Vllaznisë Zamir Shpuza i ndarë nga jeta para kohe, i cili ka luajtur edhe me Buduçnostin. Ka qënë qënë skuadra mysafire nga Podgorica, e cila i ka dorëzuar nipit të ish futbollistit Zamir Shpuza, pikërisht Albi Shpuzës që në këtë ndeshje ishte pjesë e kuqebluve, fanelën me numrin 5 që mbante Shpuza kur luante me skuadrën malazeze.

Më tej, përpara shkelmimit të topit nga qëndra, të dy ekipet, stafet teknike dhe të pranishmit në stadium kanë mbajtur një minutë heshtje në respekt të portjerit të kombëtares malazeze, Matija Sarkiç, të ndarë nga jeta në moshën 26 vjeçare.

Pjesa e parë e kësaj miqësoreje u mbyll në barazim 0 me 0, ku moment më i bukur ka qënë një aksion model i kuqebluve i shoqëruar me një gjuajtje mjeshtrore të Kevin Dodajt që tronditi shtyllën e portjerit malazez.

Ndërkohë, pjesa e dytë ka dhuruar katër gola, tre në portën e Vllaznisë dhe një në atë të Buduçnostit duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me rezultatin 1 me 3 në favor të skuadrës malazeze.

Katër golat eë shënuar në këtë pjesë loje kanë për autor, Grbiç,  Perisiç, Despotoviç për miqtë nga Podgorica, ndërkohë që i vetmi gol për kuqeblutë u shënuar nga Pusi.

Përpos rezultatit, miqesorja në fjalë i shërbeu Vllaznisë për të testuar blerjet e reja, ku krahas titullarëve Deliu dhe Kahrimanoviç, pati vend edhe për kontigjentin e futbollistëve të rinjë kuqeblu.

Pamje nga ndeshja Vllaznia-Buduçnost, 1-3 Stadiumi “Loro Boriçi” Shkodër. 15 qershor 2024

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img