Sunday, November 24, 2024

Jasir Asani në dyshim në përballjen e dytë europiane ndaj Kroacisë. Sulmuesi kuqezi po vuan dëmtimin e marrë ndaj Italisë

Lexo

Jasir Asani është dëmtuar në ndeshjen me Italinë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u shkel nga Dimarko gjatë golit të dytë, ndërsa vendosi të vazhdojë lojën.

Tashmë mbetet për tu parë shkalla e dëmtimit. Kujtojmë se sfida e radhës është kundër Kroacisë më 19 qershor në Hamburg.

Asani mbulon pozicionin e vetëm ku Silvinjo nuk ka dublues të mirëfilltë. Shqipëria e humbi ndeshjen e parë me Italinë 2-1 në Europian dhe shpresat janë varur te Kroacia.

Sfida ndaj kroatëve do të jetë e dyta për kuqezinjtë në Europian. Djemtë e drejtuar nga Silvinjo do e mbyllin me Spanjën,më 24 qershor.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img