Cristiano Ronaldo, ishte vendimtar ndaj Turqisë, në fitoren që Portugalia e tij mori me rezultatin 3-0, pavarësisht se nuk shënoi.
Sulmuesi portugez, vendosi një rekord historik, me asistin e dhënë te goli i tretë i shënuar nga Bruno Fernandes.
39-vjeçari, përveçse është golashënuesi më i mirë në historinë e Europianëve, me 14 gola, tashmë është futur në histori edhe si asistuesi më i mirë.
Ronaldo, numëron 7 asiste në të gjithë Europianët, duke vendosur rekord, si asnjë tjetër më parë.
Vitet kalojnë, por Ronaldo vetëm shton rekordet…