Mos aktivizimi i Uzunit nga minuta e parë në sfiden eleminatore të Botërorit, San Marino-Shqipëri, San Marino-Shqipëri ka krijuar shumë diskutime në opinonin sportive. Megjithatë, me aktivizimin e tij në pjesën e dytë, ai arriti të shënojë golin e dytë për kombëtaren shqiptare. Në konferencën e shtypit të pas ndeshejs, Uzuni flet fitoren me San Marinon, por edhe për vete.
“Jemi të lumtur për fitoren, pavarësisht se pjesa e parë nuk ishte e mirë. Të shënoj gola dhe të jap asiste, kjo është puna ime. Sulmuesi duhet të tregohet pak egoist në ato raste që i krijohen, duhet të jesh i gatshëm. U aktivizova dhe shënova, sigurisht që jam i lumtur. Unë dhe Roshi po sulmonim hapësirat dhe kishim më shumë mundësi për të shënuar. Në lidhje me aktivizimim tim në pjesën e dytë mund të them se unë gjithmonë kam dëshirë të luaj, në çdo ndeshje, por kjo është në dorë të trajnerit, e vendos ai”, ka theksuar futbollisti i kombëtares, Myrto Uzuni.