Sunday, September 29, 2024

Europiani “Gjermani 2024”-Dy ditë pushim, emocionet e garës në fazën e 1/8-ve rikthehen të shtunën e 29 qershorit

Lexo

Tashmë jan mbyllur të gjitha ndeshjet e grupeve të “Euro 2024”. 16 ekipe kanë kaluar në fazën e 1/8-ve, e cila do të jetë mjaft interesante dhe me ndeshje shumë të bukura.

Europiani do të rikthehet më datë 29 qershor aty ku Gjermania do të përballet me Danimarkën në orën 21:00,ndërsa Italia do të luaj kundër Zvicrës në orën 18:00. Një ditë më vonë,pra në datë 30 qershor,Anglia do të luaj kundër Sllovakisë në orën 18:00,kurse Spanja përballet me Gjeorgjinë në orën 21:00.

Më 1 korrik,do të ketë akoma ndeshje më interesante,ku do të luhet edhe sfida më e bukur e kësaj faze.

Franca do të luajë kundër Belgjikës,e cila mund të cilësohet edhe si finale e parakohshme. Në po të njëjtën ditë do të luaj edhe Portugalia,e cila do të sfidojë Slloveninë,ndeshje që do të luhen në të njëjtin orar 21:00.

Në datën 2 korrik mbyllet edhe kjo fazë më dy ndeshje të tjera. Rumania do të luaj kundër Hollandës në orën 18:00,ndërsa Austria përballet me Turqinë në orën 21:00.

29 qershor

Zvicër-Itali(18:00)

Gjermani-Danimarkë(21:00)

30 qershor

Angli-Sllovaki(18:00)

Spanjë-Gjeorgji(21:00)

1 korrik

Francë-Belgjikë(21:00)

Portugali-Slloveni(21:00)

2 korrik

Rumani-Hollandë(18:00)

Austri-Turqi(21:00)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img