Monday, November 25, 2024

Euro 2024-Ndodh për herë të parë, ndërpritet ndeshja Gjermani 0–0 Danimarkë. Shkak moti dhe rrufetë e rrezikshme

Lexo

Ndërpritet ndeshja në BVB Stadion Dortmund. Një rrufe ka bërë që gjyqtari Oliver të ndalë gjithçka. Kushtet atmosferike janë rënduar dhe dy skuadrat i janë drejtuar dhomave të zhveshjes.

Ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës që po luhej mbrëmjen e kësaj të shtune në stadiumin e Dortmundit është ndërprerë në minutën e 36-të.

Kjo ndërprerje ka ardhur pasi një rrufe dhe shi i rrëmbyer përfshinë stadiumin. Të frikësuar nga situata e cila u krijua arbitri vendosi ndërprerjen e ndeshjes dhe futbollistët u drejtuan dhomave të zhveshjes.

Ndërkohë, disa prej tifozëve janë larguar, ndërsa disa të tjerë po presin fillimin e ndeshjes, pavarësisht që reshjet e shiut dhe breshërit janë me intensitet të lartë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img