0 me 1 në favor të Vllaznisë është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes miqësore HSK Posusje, takim që po luhet prej orës 18:00 në stadiumin e kompleksit sportiv të Medjugorjes.
Goli për skuadrën kuqeblu është shënuar nga mesfushori Amir Kahrimanoviç në minutën e 32-të, futbollist ky i ardhur në gjirin e Vllaznisë gjatë merkatos verore, ndërkohë që sezonin e kaluar ishte pjesë e KF Erzeni.
Ashtu si edhe në miqësoren e parë të luajtur ndaj nënkampiones së Bosnjes, Zrinjski Mostar, tekniku kuqeblu Thomas Brdariç ka aktivizuar njëmbëdhjetëshen më të mirë: Qarri, Gurishta, Juriç, Stojanoviç, Bajrami, Qato, Krymi, Deliu, Kahrimanoviç, Mala dhe Balaj.