Sunday, November 24, 2024

Merkato-Mourinho kërkon Brojën te Fenerbahçe. Turqit, gati për të paguar 22 milion Euro për kartonin e shqiptarit nga Bajza e Malësisë së Madhe

Lexo

E ardhmja e Armando Brojës është ende e paqartë. Është i sigurt largimi i sulmuesit shqiptar nga Chelsea, por nuk dihet se kush do të jetë destinacioni i radhës.

Janë të shumta skuadrat europiane që kërkojnë shërbimet e 22-vjeçarit shqiptar, mes tyre edhe emra të njohur të kontinentit si Milan apo Napoli.

Por në orët e fundit, në mediat turke është publikuar lajmi se Fenerbahçe kërkon që të përforcojë sulmin dhe një nga emrat që pëlqehet nga trajneri Mourinho është ai i Armando Brojës.

Kartoni i sulmuesit vlerësohet rreth 22 milion euro dhe drejtuesit e klubit nga Stambolli kanë nisur bisedimet me drejtuesit e Chelsea për të transferuar në kampionatin turk talentin shqiptar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img