Kampionët e Kosovës nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës
Penallti e humbur, gol i anuluar dhe shumë raste të krijuara… Ballkani dominon por nuk shënon në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës përballë maltezëve të Hamrun Spartans.
Një ndeshje e dominuar nga të besuarit e trajnerit Ilir Daja, shumë raste të krijuara, por finalizimi mbeti në nivelin zero. Ndërkohë, Kampionët e Maltës në asnjë moment nuk e rrezikuan portën e Ballkanit.
Rasti më i mirë për kampionët e Kosovës mbërriti në minutën e 20-të, me Lindon Emërllahu që gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në minutën e 59-të shënuan me anë të brazilianit Queven, por që u anulua për pozicion jashtë loje. Gjithçka u mbyll në barazim 0-0, ndërkohë që ndeshja e kthimit do të luhet më 30 korrik në Maltë.