Monday, November 25, 2024

Lajmi i fundit… K.F. Egnatia-Vikingur, hyrja falas. Sonte, ora 20:00, në stadiumin “Loro Boriçi”. Vendimi është marrë nga presidenti rrogozhinas, Agim Demrozi në respekt të tifozërisë shkodrane

Lexo

Lajmi më i fundit që ka të bëjë me ndeshjen, Egnatia-Vikingur Rejkjavik Islandë, e cila do të luhet sonte në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, duke nisur nga ora 20:00, është se hyrja e tifozëve do të jetë falas.

Sipas zëdhënësit të shtypit të KF Egnatia, Xhevdet Zekaj, një vendim të tillë, presidenti i KF Egnatia, Agim Demrozi e ka marrë në respekt të tifozërisë shkodrane, e cila, sa herë Egnatia ka luajtur në këtë stadium kundra ekipit Vllaznia, ka marrë duatrokitje të ngrohta nga publiku vendas.  Një gjë të tillë, KF Egnatia e konfirmon edhe në faqen zyrtare, ku shkruan:

“Presidenti Agim Demrozi ka marrë vendimin se:

Hyrja në stadiumin “Loro Boriçi” për të ndjekur takimin Kf K.F. Egnatia-Vikingur do të jetë FALAS! Ju presim  në stadium !

Forca KF Egnatia!

Jo vetëm hapja e portave të stadiumit “Loro Boriçi” për hyrjen falas, por edhe kultura dhe tradita sportive e më tej që disponon komuniteti i qytetit verior, pritet që Egnatia të ketë sonte mbështetjen dhe ngrohtësinë e tifozërisë shkodrane për arritjen e një rezultati pozitiv, që do të thotë kualifikim historik i Egnatias në turin e tretë të Conferencë League.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img