Monday, November 25, 2024

Dieje pezull për testet mjekësore me Vllazninë, prapaskena me Juventusin ku e përkthente Pogba

Lexo

Me kuqeblutë nuk është bashkuar ende në stërvitje sulmuesi Matar Dieje, i cili ndodhet në Shkodër dhe u përfol si përforcimi i fundit i Vllaznisë. Pavarësisht se për afrikanin u duk fakt i kryer firma, klubi ende nuk e ka zyrtarizuar si pjesë të skuadrës.

Për momentin gjithçka mbetet pezull për sa i përket 26-vjeçarit dhe të ardhmes së tij si kuqeblu. Duket se lojtari nuk ka pranuar të dalë në fushë për stërvitje pa firmosur kontratën, ndërsa burime pranë klubit bëjnë me dije për gazetën se po priten testet mjekësore të senegalezit. Nëse është kështu, është normale që klubi të kërkojë garanci para se të firmosë me një lojtar dhe tani mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë konkretisht.

JUVENTUSI – Dieje nuk ka qenë kurrë një lojtar i Juventusit, por mund të ishte pjesë e ekipit të madh italian në 2016-ën, kur ishte vetëm 18 vjeç dhe luante për Viçencën. Një shkrim i publikuar nga shtypi senegalez në atë kohë flet për provën e lojtarit te skuadra e trajnerit Masimiliano Alegri. Shkrimi citon fjalët e sulmuesit Dieje, i cili “zbulon” se duke qenë se nuk dinte italisht, përkthyesin e bënte një farë… Pol Pogba.

Dieje po ashtu shprehet në shkrim se kishte marrë komplimentet e trajnerit Alegri, i cili e cilësonte si një driblues të mirë dhe të fortë në luftën në ajër. Megjithatë, nuk ishte e thënë që sulmuesi të vishte fanellën e Juventusit. Lojtari që pritet të luajë për ngjyrat e Vllaznisë në fakt nuk është se ka pasur një karrierë brilante më pas. Ai ka provuar të luajë në 6 kampionate të ndryshme dhe në total ka shënuar 19 gola.

PANORAMASPORT.AL

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img