Friday, September 20, 2024

Conference League/ Drita e Kosovës kualifikohet në shtesë, eleminon Audas dhe kamlon në Play-Off

Lexo

Drita ka shënuar fitore ndaj Audas pas shtesës me rezultatin 3-1, duke kaluar në play-off të Ligës së Konferencës.

Pas humbjes në ndeshjen e parë me rezultat 1-0 dhe me rezultat të përgjithshëm prej 1-1, skuadrat shkuan në vazhdime, ku gjilanasit shkëlqyen. 

Të besuarit e Zekirija Ramadanit luajtën në pjesën e parë  një lojë mjaftë të kujdesshme, duke mos i lejuar mysafirët të rrezikojnë portën e tyre. 

Ndërsa në minutën e 42-të Drita kishte dy mundësi shumë të mira, ku Blerim Krasniqi dhe Albert Dabiqaj gjuajtën drejt porte, por në të dyja rastet portieri mysafir arriti të ruajë portën e tij. 

Në pjesën e dytë Drita shtoi sulmit, ndërsa trajneri Ramadani shtoi forcat në sulm,  pasi futi në lojë dyshen Ilejsa Zylfiji dhe Arb Manaj.

Në minutën e 74-të, Raddy Ovouka futet në zonë dhe ndalet nga një prej lojtarëve të Audas, me gjyqtarin që akordoi penallti.

Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Besnik Krasniqi që shënoi për 1-0.

Ndeshja shkoi në vazhdime, ku në minutën e parë letonezët shënuan me anë të Mor Talla për 1-1.

Por Drita nuk u dorëzua, pasi që arriti të kthejë epërsinë me golin e  shënuar nga Rron Broja nga afër për 2-1 pas një aksioni të bukur.

Drita vazhdoi me sulme dhe Blerim Krasniqi dhe Iljesa Zylfiji ishin shumë afër golit, por nuk ia dolën, me këtë të fundit që qëlloi shtyllën.

Në minutën e 115-të, në skenë doli Albert Dabiqaj i cili me kokë shënoi gol të bukur për 3-1.

Deri në fund Drita ruajti rezultatin dhe për herë të parë në histori të klubit kalojnë në fazën play-off të Ligës së Konferencës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img