Thursday, September 19, 2024

(Video) Super Vllaznia e femrave! Futbollistet kuqeblu e mbyllin pjesën e parë të ndeshjes ndaj kampiones së Gjeogjisë në fitore me rezultatin 0 me 2. Autore të golave për Vllazninë janë Megi Doçi dhe Klaudia Borçi. “UEFA Women’s Champions League”

Lexo

WFC Lanchkhuti-Vllaznia  0-2(Shënuese: Megi Doçit 42’, Klaudia Borci 45+2’)

Formacioni i Vllaznisë: Hyska, Ramadani, Bajraktari, Mustard.Curraj, Franja, Pressley, Doçi, Jones, Borçi, Ahamadi. Trajner: Nikolin Leka

Vllaznia e futbollit të femra hedh një hap përpara drejt fitores së ndeshjes së parë të raundit të parë të “UEFA Ëomen’s Champions League”, duke e mbyllur pjesën e parë të ndeshjes ndaj kampiones së Gjeorgjisë, WFC Lanchkhuti.

Ndeshja në fjalë po luhet që prej orës 16:00 në stadiumin “Ramaz Shengelia” Kutaisi të Gjeorgjisë, dhe edhe pse luan në fushën e kondërshtarit, Vllaznia ka prezantuar një pjesë të parë tërësisht sulmuese.

Si rezultat i presionit në portën kundërshtare, skuadra kuqeblu ka kërcënuar me disa raste shënimi, ndërkohë që zhbllokimi i rezultatit në favor të Vllaznisë ka ardhur në minutën e 42-të, atëherë kur bombardierja kuqeblu, Megi Doçi, pasi ka kryer dy tre levizje shmagëse ndaj mbulimit të kundërshtarit godet fot drejt portës gjeorgjiane. Portjera e Lanchkhuti arrin ta prekt topi, por ja ta pengojë që ai të shkojë drejt rrjetës.

0 me 1 për Vllazninë, por përpara se të shkojnë në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve, është sulmuesja e re dhe e talentuar Klaudia Borçi, që pas një krosi të dhënë nga këndorja e djathtë godet saktë me kokë duke shënuar golin e dytë. Me këtë gol mbyllet pjesa e parë me avantazhin e merituar të Vllaznisë, 0 me 2.

Goli i Medi Doçit ne GjeorgjiKlaudia Borci shenon golin e dyte ne Gjeorgji

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img