Sunday, November 24, 2024

FSHF Seleksionimet e Moshave/Akademia kuqeblu vazhdon të furnizojë me element cilësorë ekipet kombëtare

Lexo

Sektorët e ekipeve kombëtare pranë Federatës Shqiptare të Futbollit vazhdojnë të organizojnë zbore stervitore me ekipet kombëtare të grupmoshave të ndryshme me qëllim seleksionimin e elementëve cilësore që luajnë në kampionatet kombëtare të moshave në futbollin shqiptar. Pjesë e këtyre kombëtareve vazhdojnë të jenë futbollistë nga Akademia e Futbollit Vllaznia të grupmoshave të ndryshme, të cilët po vëzhgohen prej së afërmi nga stafet teknike të ekipeve kombëtare gjatë ndeshjeve testuese që po zhvillohen në Kompleksin Sportiv të ekipeve kombëtare në Kamëz.
Kontigjenti i fundit që ishte në dispozicion të kombëtareve përkatëse ishin  futbollistët Aron Jukaj, Eskid Lumçi, Gabriel Rroku dhe Kevin Dodaj të datëlindjes 2006, si dhe Rijad Fangaj, Aris Ara, Gerald Kubazi dhe Nebi Qokthi që i përkasin datëlindjes 2005.
Prania sistematike e kontigjentit të futbollistëve kuqeblu në ekipet kombëtare tregon për punën profesionale që vazhdon të bëhet në Akademinë e Futbollit Vllaznia, detyra dhe misioni i së cilës është për të prodhuar sa më shumë element cilësorë në shërbim të ekipit të parë të Vllaznisë dhe më gjërë.
- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img