Friday, April 19, 2024

(Intervista) Liçensohet nga FSHF, përgatitësi atletik i A. Vllaznia, Fatjon Kadija, flet për përvojën e tij dhe përcjellë shqetësimin që skuadra e parë e Vllaznisë nuk ka një specialist të tillë në staf

Lexo

Federata Shqiptare e Futbollit i ka kushtuar një vemendje të veçantë sektorit të përgatitësit atletik. Për këtë arsye, përmes kursit intensiv të drejtuar nga  përgatitësi atletik i kombëtares shqiptare të futbollit, Luigi Febbrari, si dhe specialist të tjerë nga Shqipëria dhe UEFA, ditët e fundit janë liçensuar një grup specialistësh të tillë që punojnë pranë klubeve shqiptare të futbollit. Njëri prej tyre është edhe shkodrani Fatjon Kadija, i cili është njëkohësisht edhe drejtues i përgatitjes atletike në Akademinë e Futbollit Vllaznia.

Fatjon, urime për këtë liçensim, një arritje edhe për sektorin tuaj të Akademisë së Futbollit Vllaznia ku ju shërbeni.

Faleminderit, unë kam mbaruar kursin e përgatitjes atletike që është zhvilluar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Një kurs me një kohë të shkurtër, por me shumë intensitet gjatë programit mësimor. Besoj se informacionet e bollshme përsa i përket trajningut i kena marrë nga lektorët përkatës janë shumë të vlefshme.

Sa mendoni se ky liçensim dhe kualifikim do t’ju shërbejë në kryerjen e detyrës tuaj në Akademinë e Futbollit Vllaznia?

Faktikisht, ky është viti i tretë që unë e ushtroj këtë profesion dhe e kam me shumë kënaqësi dhe pasion. Nuk është se liçensa të bën trajner të mirëfilltë, thjeshtë puna, dëshira dhe vullneti jot për me ecë përpara dhe të ndikosh pozitivisht tek sportistët dhe elemenhët e rij janë faktor kryesorë në punën tonë.

Duke folur për punën tuaj në sektorin e Akademisë së Futbollit Vllaznia, si janë marrëdhëniet dhe bashkëpunimi me trajnerët, drejtuesit dhe vetë futbollittët?

Unë jam përgatitësi atletik i moshave nga U-15 deri në U-21 dhe marrëdhënia me të gjithë kolegët është shumë pozitive. Mendoj se afrimi i sponsorit Alban Xhaferi ka ndikuar pozitivisht edhe tek Akademia e jonë. Marrëdhëniet janë korrekte, shumë të mira, çdo gjë është në rregull, thjeshtë ne mundohemi të punojmë, të na lënë të qetë dhe ne punojmë dhe japim më të mirën tonë në mënyrë që t’i shërbejmë edhe sportistëve sa më mirë.

Kadija, Akademia e Futbollist Vllaznia ka një trajner të përgatitjes fizike, siç është emri juaj. Ndërkohë, ekipi i parë i futbollit Vllaznia në kategorinë Superiore nuk duket se ka një specialist të tillë që drejton përgatitjen atletike, edhe pse prej vitesh kërkohet një gjë e tillë nga specialistët përkatës.

Unë jam përgatitësi atletik i Akademisë Vllaznia. Është e vertetë që tek ekipi i të rriturve nuk e mbulon kush atë pjesë, nuk e di ajo është zgjedhje e tyre, e trajnerëve, e stafit, se si kanë menduar ta zgjidhin një gjë të tillë situatën në fjalë.

Mendoni se një gjë e tillë është e domosdoshme në aspektin profesional?

Patjetër që është e nevojshme që të jetë përgatitësi atletik tek skuadra e parë, pasi është një gjë kryesore në lidhje me përformancën e të gjithë sportistëve. Dhe, normalisht duhet të jetë një përgatitës atletik në ekipin e parë, pastaj se kush mund të jetë personi, është Fatjoni, apo edhe emra të tjerë, thjeshtë aty duhet të jetë dikush që të punojë me skuadrën në këtë drejtim për të dhënë më të mirën e tij në përgatitjen e ekipit në aspektin atletik që në fakt është një kriter dhe element shumë i domosdoshëm për çdo futbollist.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img