Problemi me takimin mes Mike Tyson (50-7, 44 K.O.) dhe Jake Paul (11-1, 7 K.O.) është se organizatorët arritën që ta rregjistronin si profesionist.
Pritshmëria ishte e madhe pasi spektatorët, në Dallas ishin të pranishëm 70.000 mijë persona, prisnin dy sportistë që do të jepnin gjithçka për fitoren, por në të vërtetë nuk ishte kështu pasi Tyson “e frenoi” dukshëm veten.
Fatkeqësisht dyshimet ishin të vërteta pasi këtij dueli i mungoi aksioni real. Në këtë duel pati shumë goditje në ajër dhe disa më të sakta nga Paul për të justifikuar një fitore të trishtë me vendim unanim (79-73, 79-73 dhe 80-72).
Gjëja më e pabesueshme është se kjo shfaqje do të llogaritet në rekordet zyrtare të dy atletëve. Fituesi i këtij dueli mori 40 milonë dollarë.