Laçi-Skënderbeu 1-0(Shënues: Kuame 27′)
Laçi:Dajsinani,Kurti,Lleshi,Kuame,Manellari,Mjaki,Papa,Lima,Tresa,Prodani,Melo Trajner:Françesko Moriero.
Skënderbeu:Alia,Vaskez,Vangjeli,Rabiu,Randi,Janaqi,Zenullari,Rashica,Bismark. Trajner:Ivan Gvozdenoviç
Gjyqtarë:Albert Doda,Alfred Shkreta,Egin Doda,Erjon Bastari(Tiranë) Var:Olsion Yzeiraj(Patos) Avar:Silvio Dyrmishi(Elbasan) Delegat:Astrit Maçi(Tiranë) Vëzhgues:Idriz Gashi(Durrës)
Ka përfunduar ndeshja mes Laçit dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në Kurbin,përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve.
Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi sulmuesi nga Bregu i Fildishtë Kuame. Ky i fundit gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 27-të,teksa pavarësisht rasteve të tjera nuk u shënua asnjë gol tjetër.
Me këtë fitore,Laçi ngjitet në vendin e 8-të,duke shkuar në kuotën e 15 pikëve. Ndërsa skuadra e Skënderbeut me 13 pikë, zbret në vendin e 9-të në klasifikim.
Fatos LAMAJ