Ditën e sotme do të luhet një takim shumë i rëndësishëm në kuadër të javës së 15-të të Kategorisë së Parë. Në orën 13:30 dy ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë për këtë javë,kështu që do të luhet në Lushnje.
Lushnja pret Apoloninë në një duel shumë të luftuar mes tyre. Skuadra lushnjare do të tentojnë vazhdimësinë dhe 3 pikët janë shumë të rëndësishme për ngjitjen në klasifikim. në rast fitoreje ekipi do të bëhej pjesë e zonës “Play-Off”.
Po shumë i rëndësishëm ky takim është edhe për fierakët. Apolonia endet në zonën e “Play-Out” dhe fitorja për ta është mëse e detyrueshme. Një fitore e cila do t’i nxirte ata përkohësisht nga zona e ftohtë.
Fatos LAMAJ