Wednesday, December 18, 2024

Shkodrani Ermir Vajushi, kualifikohet me liçensen e trajnerit UEFA B nga Federata Gjermane e Futbollit. Rriten ambicjet për një karriere të suksesshme

Lexo

.. “Step by Step …Uefa B-Lizenz….Hap pas hapi …liçensa e UEFA B”…

Ky është postimi që shkodrani Ermir Vajushi, me banim prej disa vitesh në Gjermani, ka përcjellë në profilin e tij të rrjetit social FB me rastin e përfundimit të kursit organizuar nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ku është kualifikuar me liçensen UEFA B.

Një lajm ky i gëzuar për vetë Ermirin, i cili me pasionin e tij të spikatur pas futbollit, atë që nuk e bëri në karrierin e tij si futbollist gjatë kohës që jetonte në Shkodër, kërkon ta bëjë tashmë në profilin e trajnerit të futbollit, ku prej disa vitesh është pjesë e rëndësishme e rëndësishme e Sport Club Uelzen .

Veriu Sport, kontaktoi me trajnerin Ermir Vajushi duke realizuar një interviste rreth kualifikimit të tij me licensen e trajnerit UEFA B. si dhe për vazhdimësinë e tij në futbollin gjerman.

– Urime për kualifikimin me liçensen UEFA B nga Federata Gjermane e Futbollit, Ermir!

– Ju falenderoj për interesimin e vazhdueshëm që tregoni në ecurinë e hapave të mi të karrieres së trajner futbolli këtë në Gjermani. Kursi ka zgjat diku 9 muaj dhe është organizuar nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB) dhe është zhvillu në ambjentet e nën Federatës së zonës Niedersachsen (NFV) -“si me than në Shkodër për zonën e veriut”.

– Kush ishte pjesë e këtij kursi, kishte ndonjë emër të njohur nga futbolli gjerman?

– Pjesë e grupit të trajnerëve që u liçensuam ishin edhe 2 lojtar ish-profesionist si Kostantin Engel (ish-lojtar po ashtu i kombëtares së Kazakistanit) dhe Nico Granatoëski, sikurse edhe ish zv.Trajneri i Kombëtares së Gambias Robert Echelmeyer, si dhe disa trajner të kategorive të ndryshme gjermane. Po ashtu edhe një nga Scoutët e AZ Alkmar të Hollandës,  Patrick Van den Dungen.

– Me marrjen e kësaj license, deri në çfar niveli mund të drejtoni?

– Kjo liçencë më lejon që të drejtoj një skuadër deri në kategorinë Oberliga që është edhe kategoria e 5 Gjermane (Liga ku ka ken trajner Brdariç para se me ardh në Ballkan).

– Padyshim që UEFA B ju ndihmon në ecurinë e karrieres tuaj sportive,

– Liçenca B është padyshim hapi i radhës. Unë kam fillu çdo gja nga 0. Nuk asht se vij si një Ish lojtar profesionist. Aktualisht gjanat nuk asht se po shkojnë aq mirë me skuadrën. Gjithmonë flas në atë që synoj unë, pasi si pritshmëri jena aty ku edhe ishte parashiku përpara se të fillojnë sezoni. Kjo si rrjellojë e largimeve në ditën e fundit të merkatos së verës të 4 lojtarëve të formacionit. Mundësia për të marr lojtar të tjerë ishte 0. Skuadra mbeti e pakët në numër dhe si rrjellojë na erdhën edhe dëmtimet që na e banen shumë të vështirë marrjen e rrezultateve. Kujtoj që në 7-8 ndeshjet e fundit, mund të kem pas në skuadër vetëm në 1 ndeshje sulmues. Pjesën tjetër të ndeshjeve jam mundu me harrnu. Shpresoj që në merkaton e dimrit të kena ndonjë përforcim cilësor që më asht premtu edhe nga drejtuesit. Përndryshe, bahet çdo shumë e vështirë me arrit atë që unë du si trajner.

– Jemi në ditët përmbyllëse të vitit 2024, keni ndonjë projekt të ri për vitin 2025, apo do të vazhdoni me klubin ku jeni aktualisht?

– Unë jam i përqëndrum te skuadra që kam në mënyrë që me ba ma të mirën këtu ku jam.  Kam pas disa oferta, por që kam arsyetu me ndejt ktu ku jam, pavarsisht vështirsive shumë të mëdha që kena, të paktën deri në momentin që mund të vijnë një ofertë e kënaqshme për mu që të përmbushin disa kritere bazike që unë kam, siç është edhe ambicia për me luftu për kreun. Gjithçka hap pas hapit …

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img