Java e 32-të ka dhuruar një tjetër përmbysje përsa i përket kreut të klasifikimit, gjë e cila po ndodh pothuajse në çdo javë. Partizani ka mundur të rezistojë vetëm një javë i vetëm në vend të parë, barazimi në Korçë e ka detyruar t’i lëshojë vendin Teutës, falë dhe fitores që kjo e fundit arriti përballë Bylisit në “Niko Dovana”.
Në Korçë, të kuqtë e trajnerit Ilir Daja dominuan në pjesën e parë, ku mes shumë rasteve të krijuara, arritën të gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Zhunior. Pas një aksioni model, me pasimin final të Asanit, braziliani ka arritur të shënojë me një veprim të bukur në portën e mbrojtur nga Rexhepi. Gjithsesi, në pjesën e dytë korçarët arritën të rrisin ritmin e lojës dhe shënuan në rastin e parë të krijuar me anë të Mensah.
Formacioni i trajnerit Daja u përpoq me forca të shumta për të risjellë edhe njëherë avantazhin, por ndryshe nga pjesa e parë, nuk kishte freskinë e duhur në veprime, kjo dhe për meritë të kundërshtarit, që arriti të mbrohet si duhet. Vetëm 1-1 dhe Partizani e shikon veten në vendin e dytë në klasifikim, ndërsa Skënderbeu barazohet me pikë me Bylisin.
Ndërkohë, në “Niko Dovana” nuk ka shumë histori, me një Teutë triumfuese që realizon një fitore 4-0 përballë Bylisit. Aleksi hapi serinë e golave, për të vazhduar më pas menjë autogol të ballshiotëve me protagonist portierin Qirko, ndërsa Lorenco Vila e Bregu kompletuan suksesin 4-0. Në minutën e 63-të të sfidës, Bregu humbi dhe një 11-metërsh, që u prit nga Qirko. Gjithsesi, ky fragment nuk ndikoi aspak në suksesin e bregdetarëve, të cilët tashmë kryesojnë të vetëm në kuotën e 59 pikëve, një më shumë se Partizani.
Rezultatet e javës së 32-të
E premte
KUKËSI-VLLAZNIA 3-1
Shënues: Eze 5’, Taipi 34’ pen., Gavazaj 90’+2/Hoxhaj 50’pen.
E shtunë
TIRANA-KASTRIOTI 1-0
Shënues: Hoxhallari 78’
APOLONIA-LAÇI 0-1
Shënues: Musta 48’
SKËNDERBEU-PARTIZANI 1-1
Shënues: Mensah 56’/ Zhunior 44’
TEUTA-BYLIS 4-0