Monday, November 25, 2024

Atletikë-Dita e Kërcimeve/Rekord kombëtar nga atleti i talentuar shkodran Izmir Smajlaj

Lexo

Talenti shkodran i atletikes shqiptare, Izmir Smajlaj, shpërthen në garën e tij të preferuar, atë të Kërcimit së Gjati. Rezultati i arritur prej tij në aktivitetin kombëtar të Ditës së Kërcimeve, organizuar në Tiranë ka regjistruar rekord të ri kombëtar.

Përgatitja sistematike dhe me baza profesionale nën drejtimin e trajnerit të tij personal, Gjergj Ruli, është shpërblyer më së miri. Duke konkuruar në disiplinën e kërcimit së gjati, Izmiri ka kaluar më tej largësinë prej 8 m e 11 cm që e mbante po vetë, dhe duke arritur largësinë e re prej 8 m e 16 cm. 27-vjeçari i talentuar shkodran që tashmë përfaqëson ngjyrat e klubit bardheblu të Tiranës, bëri një garë në rritje, duke kërcyer 7 m e 93 cm në provën e parë dhe 8 m e 6 cm në të dytën. Ndonëse kërceu, por me faull, 8 m e 26 cm në provën e 3-të, që u anulua kësisoj, shkodrani e korrigjoi veten në provën e 4-t, duke arritur largësinë e rekordit të ri.

Smajlaj ka provuar të shkojë edhe më larg në dy provat e mbetura, por pa rezultat. Sidoqoftë, ai ka qenë i kënaqur me këtë arritje. Tanimë ai e ka hedhur vështrimin drejt garave të ardhshme, ky synimi kryesor është  Olimpiada.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img