Sunday, June 22, 2025

Italia-Izrael, për kualifikueset e Botërorit 2026 do të luhet në Udine më 14 tetor. Sfidë shumë e rëndësishme për kualifikim, por edhe delikate për sigurinë

Lexo

Italia ka vendosur që ta luajë në Udine ndeshjen përballë Izraelit të  vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2026. Më 14 tetor skuadra e drejtuar nga Gatusso organizon ndeshjen, e cila do të jetë mjaft delikate sa i përket rrugëtimit të katër herë kampioneve të botës drejt Meksikë, USA dhe Kanada 2026.

Për këtë duel organizatorët kanë dhënë përshtypjet e tyre që sot. Zhvillimet e fundit politike e kanë kthyer këtë takim delikat jo vetëm sa i përket aspektit sportiv, por edhe atij që ka lidhje me sigurinë.

“Udine është në gjendje për të bërë pjesën e vet nëse i referohemi sigurisë, por të jem i sinqertë jam i shqetësuar dhe shpresoj të mos kemi probleme. Lufta mes Izraelit dhe Iranit është një faktor”, tha për ANSA-n kryetari i Bashkisë së qytetit të zonës së Friulit, Alberto Felice De Toni.

Në Udine Italia ka luajutur plot dhjetë herë dhe numëron tetë fitore e dy barazime ndërsa golaverazhi është 21-3.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img