Kjo foto është bërë ditën ne djeshme në stadiumin “Elbasan Arena” me rastin e Kampionatit të 83-të Kombëtar të Atletikës. Ceremonia e hapjes së aktivitetit solli në memorie tre figura që i mungojnë atletikes shqiptare, Vildan Tufi, Gëzim Mema dhe Arben Papuli të ndarë nga jeta pak kohë më parë. Me iniciativën e drejtuesve të Federatës Shqiptare të Atletikës, presidentit Gjergj Ruli dhe sekretarit Nikolin Dionisi, në hapje të aktivitetit, me prezencën edhe të familjarëve të tyre, organizatorët nderuan figurat e shquara të atletikës shqiptare, ku mes të tjerave u lexuan CV-të përkatëse për secilin personalitet. Respekt dhe mirënjohje për figurat e nderuara sportive, Vildan Tufi, Gëzim Mema dhe Arben Papuli!