Sunday, December 7, 2025

Prag Serbi-Shqipëri-“Bileta të personalizuara dhe kontrolle të rrepta”, federata serbe ka një njoftim të rëndësishëm për tifozët

Lexo

- Reklamë -spot_img

Është theksuar më shumë se një herë se sfida e 11 tetorit mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, konsiderohet një ndeshje me rrezikshmëri të lartë. Për këtë arsye ndeshja u spostua në Leskovac dhe masat e sigurisë do të jenë të rrepta. Federata Serbe e Futbollit ka bërë një njoftim në faqen zyrtare, duke theksuar edhe një herë se nuk do të lejohet asnjë incident, që mund të rrezikojë ndeshjen.

“Biletat për ndeshjen janë të personalizuara dhe hyrja në stadium nuk do të jetë e mundur nëse emri në biletë nuk përputhet me dokumentin personal.

Për shkak të nivelit të lartë të kontrollit, të gjithë çakmakët, monedhat metalike dhe objektet e tjera të forta do të konfiskohen me hyrjen në stadium, dhe kontrolli do të kryhet në dy pika. Prandaj, u bëjmë thirrje të gjithë tifozëve që kanë bileta të vlefshme të vijnë herët, në mënyrë që të mund të marrin pjesë në fillimin e ndeshjes pa vonesë dhe në përputhje me rregullat.

Siguria e lojtarëve, zyrtarëve, tifozëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në ndeshje është përparësi absolute e Federatës së Futbollit të Serbisë dhe autoriteteve shtetërore. FSS njofton se nuk do të lejojë që të ndodhë asgjë që do të rrezikonte ndeshjen dhe në këtë mënyrë do të shkaktonte dëme në kompeticion ose financiare për ekipin kombëtar, Federatën dhe shtetin e Serbisë.

Të gjitha agjencitë ligjzbatuese do të reagojnë profesionalisht, me vendosmëri dhe pa vonesë ndaj çdo përpjekjeje për të shkaktuar një incident ose për të prishur rendin dhe qetësinë. Federata e Futbollit e Serbisë falënderon të gjithë tifozët për mirëkuptimin e tyre dhe u bën thirrje atyre të mbështesin ekipin tonë kombëtar në një mënyrë sportive, dinjitoze dhe të ndershme”, shkruhet në njoftimin e Federatës serbe të futbollit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img