Me ndeshjet e së mërkurës së 26 majit, që luheshin për llogari të javës së 36-të dhe të fundit, Kampionati i 83-të Kombëtar i futbollit për kategorinë Superiore ka ulur siparin e tij. Një sezon tejet i veçantë që do të mbahet mend gjatë për luftën sportive dhe rivalitetin që shfaqi duke mbajtur pezull titullin deri në çastet e fundit, madje titulli të përcaktohet vetëm në sajë të goleverazhit.
90-të minuta nga fundit, Teuta që kishte përballë Apoloninë e rënë nga kategoria ishte një gol plus Vllaznisë që nga ana e saj priste në “Loro Boriçi” Laçin. Shkodranët pritën shumë nga fierakët, ku në emër të tyre ishte presidenti Koço Kokëdhima që premtoi se do të luajnë ndershëm për ta ndalur Teutën, por realiteti ishte ndryshe, pasi durrsakët i shpartalluan duke i mundur me rezultatin 6 me 1. Golat për Teutën, kishin për autor: Bregu 16′, 49′, 65′ (p), L.Vila 27′, Arapi 77′, Plaku 90+2′, ndërkohë që për miqtë të vetmin gol e shënoi Mihana 33′.
Në anën tjetër, Vllaznia bëri detyrën duke mundur pastër Laçin me rezultatin me golat e Herald Markut 25-të me penallti dhe Haris Dilaver 58-të. Fitore kjo që e mban në të njëjtën kuotë pikësh me Laçin, por duke humbur mundësinë e fitimit të titullit me golat më të paktë se sa Laçi.
Bazuar në rezultatet përkatëse, titulli shkoi në Durrës, trofeun e të cilit ishte vetë kreu i FSHFsë, Armand Duka që gjatë ceremoninë përmbyllëse të kampionatit ia dorëzoi kapitenit durrsak, Renato Arapi.
Një titull, që krahas të tjerëve, meritë në arritjen e kësj suksesi ka patjetër edhe trajneri shkodran Edi Martini.