Gjyqtares Emanuela Rusta i është besuar të drejtoj ndeshjen Tuente-Atletiko Madrid në Ligën e Kampioneve për femra.
Ky besim i UEFA vjen si një njohje e merituar për profesionalizmin dhe përkushtimin e saj,duke e bërë Rustën një nga arbitret më të spikatura shqiptare në arenën europiane.
Ndihmëse të gjyqtares Rusta do të jenë Mirjeta Salla dhe Ediena Kapxhiu,ndërsa në rolin e gjyqtares së katërt është caktuar Kejsi Tafili.
Në sistemin Var është caktuar Kreshnik Barjamaj ndërsa në Avar është emëruar Albert Doda.
Ky ekip shqiptar arbitrash do të monitoroj çdo aksion të ndeshjes,uke garantuar drejtësi, korrektësi dhe profesionalizëm.
Pjesëmarrja në një sfidë kaq prestigjioze tregon se arbitrat tan po rriten në nivele europiane dhe po përfaqësojnë denjësisht vendin tonë.
Emanuela Rusta dhe stafi i saj jan shembull frymëzimi për gjeneratat e reja të arbitrave shqiptarë, duke treguar se me punë dhe përkushtim mund të arrihen objektiva ndërkombëtare.
Fatos LAMAJ



