Pas përfundimit të turit të dytë ët Kupës së Shqipërisë, sipas formulës së përcaktuar nga sektori i garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ekipet e kualifikuara kanë gjetur kundërshtarët e tyre të turit tëb tretë, që këtë radhë janë të gjitha nga kategoria Superiore.
Kështu, kryesuesja e kampionatit të Superiores Vllaznia, do të përballet me Pogradecin, i cili nga ana e tij eleminoi në turin e dytë Korabin e Peshkopisë.
Ndërkohë, Elbasani bashkëkryesues i Superiores së bashku me Vllazninë, do të presë Flamurtarin. Egnatia pret Apoloninë, për të vijuar me çiftet e tjera: Dinamo – Besa, Teuta – Vora, Partizani – Burreli, Bylis – Laçi, Tirana – Skënderbeu.
Sipas formulës së paracaktuar më herët nga FSHF, duke marrë për bazë renditjen e sezonit të kaluar ekipet pritëse të Superiores janë të favorizuara që ndeshjen ta luajnë në shtëpi. Por, gjithësesi, bazuar edhe në edicionet e mëparshme, faktet kanë treguar se edhe pse fati i kualifikimit është me vetëm një ballafaqim, në këtë tur ka pasur edhe surpriza nga skuadrat e kategorisë së parë.
Kalendari i ndeshjeve të turit të tretë të Kupës së Shqipërisë 1/8
Tirana – Skënderbeu
Teuta – Vora
Dinamo – Besa
Vllaznia – Pogradeci
Bylis – Laçi
Elbasani – Flamurtari
Partizani – Burreli
Egnatia – Apolonia



