Vllaznia në Taekwondo është kampion me të rinjtë dhe shumë medalje individuale në aktivitetet kombtare dhe ndërkombëtare. Fundjava e kaluar është mbyllur me 2 aktivitete shumë të rëndësishme duke treguar performancë dhe rezultate mjaft të mira nga sportistët shkodranë. Aktiviteti i parë ndërkombtar ishte “2-Ulcinj Trophy” në Mal të Zi, ndërsa tjetri ishte kampionati kombtar i teknikave të kombinuara.
Në aktivitetin e parë ndërkombëtar të Ulqinit morën pjesë, 45 ekipe, 5 shtete me 455 sportistë. Ekipi i Vllaznisë me trajner mjeshtrin e taekëondo-së shkodrane, Elion Puka fituan 4 vende të para, 6 vende të 2-ta, 6 vende të 3-ta. Konkretisht në Kategorinë e Fëmijëve, Alessandro Hoti, Reina Spathari u renditën në vendin e parë. Arbios Kraja, Edorado Vathaj, Omer Bilani, Rajan Fani, zunë vendet e dyta, ndërsa Mirlind Karmaj,Noel Camaj dhe Ajla Bushati në vendin e tretë. Në kategorinë e Para të rinjëve Enisa Shabaj u shpall kampione, për të vijuar me Eglis Buhaj dhe Reimon Zekaj në vendin e dytë. Kampionë të tajkundistëve shkodranë kemi edhe në kategorinë e të rinjëve, me Eldis Muhja, ndërsa Esad Malaj, Ajla Maho dhe Irsa Osmanagiq në vendin e tretë.
Menjëherë nga Turneu Ndërkombëtar i zhvilluar në Ulqin, ekipi i Vllaznisë në Taekwondo ka marrë pjesë në Kampionatin Kombëtar i zhvilluar në qytetin e Lezhës ku morën pjesë të gjitha ekipet Shqiptare. Në garat kombëtare, figurën më të mirë sportive në konkurimin individual e ka bërë Nejla Uruci, e cila u shpall kampione për kategorinë e të rriturve.
Irsa Osmanagiq u rendit e dyta për kategorinë e të rinjëve, ndërsa Isra Meta dhe Enisa Shabaj për të rinj u renditën në vendin e tretë. Në konkurimin çift për ekipin e të rinjëve, Reimon Zekaj dhe Irsa Osmanagiq u renditen në vendin e tretë.
Në konkurim individual për teknika të kombinuara të lira (free style), Mirtan Hasaj shpallet kampion, ndërsa në konkurim çift për (free style) u shpallen kampione, Nejla Uruci dhe Irsa Osmanagiq ndërsa në teknikat e demostrimit (gyokpa) Albion Lagja dhe Rejsi Meaj u renditën në vendin e tretë.
Ndërsa, në konkurimin ekipor për të rinj si ekip, Vllaznia u shpall kampione duke pasur në gjirin e saj konkurentet, Enes Behri, Mirtan Hasaj, Reimon Zekaj, Enisa Shabaj, Irsa Osmanagiq, Nejla Uruçi, Isra Meta.
Rezultatet teknike të taekëondistëve shkodranë:
- Kategoria Femije
- Alessandro Hoti +51 kg kampion.
- Arbios Kraja -30 kg vend i 2-të.
- Edorado Vathaj -47 kg vend i 2-të.
- Mirlind Karmaj-36 kg vend i 3-të.
- Noel Camaj -33 kg vend i 3-të.
- Omer Bilani -26 kg vend i 2-të.
7.Rajan Fani -43 kg vend i 2-të.
- Ajla Bushati -39 kg vend i 3-të.
- Reina Spatari -39 kg kampione.
Para te rinj
- Eglis Buhaj -49 kg vend i 2-të.
- Reimon Zekaj -49 kg vend i 2-të.
Te rinj
- Eldis Muhja -55 kg kampion.
- Esad Malaj -63 kg vend i 3-të.
- Ajla Maho -63 kg vend i 3-të.
- Irsa Osmanagiq -59 vend i 3-të.
- Enisa Shabaj -63 kg kampione.
- Tek aktiviteti i dytë që u zhvillua sot në Lezhë morën pjesë të gjitha ekipet Shqiptare ku gjithashtu kishte konkurencë mjaft të madhe.
- Medaljet individuale per teknika te kombinuara (poomsae) jane:
- Nejla Uruci per te rritur kampione
- Irsa Osmanagiq per te rinj vend i 2-të
- Isra Meta per te rinj vend i 3-të
- Enisa Shabaj per te rinj vend i 3-të
Ne konkurim çift per ekipin e te rinjve,
Reimon Zekaj dhe Irsa Osmanagiq vend i 3-të.
Ne konkurim ekipor per te rinj u shpallëm kampion ku demostruan:
- Enes Behri
- Mirtan Hasaj
- Reimon Zekaj
- Enisa Shabaj
- Irsa Osmanagiq
- Nejla Uruçi
- Isra Meta
- Ne konkurim individual per teknika te kombinuara te lira (free style),
Mirtan Hasaj shpallet kampion.
- Ndersa ne konkurim çift per (free style),
Nejla Uruci dhe Irsa Osmanagiq kampione.
- Ne teknikat e demostrimit (gyokpa)
1.Albion Lagja vend i 3-të
- Rejsi Meaj vend i 3-të
- Falenderojmë prindërit për mbështetjen që na japin, sportistat për emocionet që na dhurojnë, dhe gjithë stafin e ekipit të vllaznisë!