Wednesday, April 24, 2024

Këngëtari Bujar Qamili i bindur që Vllaznia fiton finalen e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Vllaznia. Madje, pohon se trofeun kuqebluve do t’ia dorëzojë së bashku me presidentin e FSHF-së Duka

Lexo

Finalja e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Vllaznia, sfidë e cila luhet sot në “Air Albania” ka marrë një vemendje shumë të madhe në opinionin sportiv. Lajmi për lejimin e pjesshëm të tifozëve në stadium ka bërë që drejt kryeqytetit të vërshojnë një numër i madh tifozësh shkodranë.

I pranishëm në tribunën VIP të stadiumit “Air Albania” për ta ndjekur live finalen Skënderbeu-Vllaznia do të jetë edhe këngëtari Bujar Qamili, i njohur si një nga tifozët më të spikatur të Vllaznisë në vite. Në një prononcim për Veriu Sport, Bujari shprehet optimist se finalen e fiton Vllaznia dhe kupa udhëton sonte drejt qytetit verior për të festuar ashtu si në 2008-ten me kupën e fundit fituar në Elbasan përballë Tiranës 2 me 0 me autorë të golave, Lika dhe Sukaj.

Përpos, optimizmit për fitore, Bujar Qamili konfirmon ekskluzivisht për Veriu Sport se ka marrë miratimin e njëshit të FSHF-së, Armando Duka, që trofeun Vllaznisë t’ia dorëzojnë që të dy së bashku kapitenit kuqeblu, Erdenis Gurishta, nën ritmin e këngës më të fundit të tij kushtuar Vllaznisë .

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img