Friday, April 26, 2024

Taekwondo-Vllaznia kampion me të rinjtë. Sportistët shkodranë spikasin me fitimin e shumë medaljeve individuale kombëtare dhe ndërkombëtare

Lexo

Vllaznia në Taekwondo është kampion me të rinjtë dhe shumë medalje individuale në aktivitetet kombtare dhe ndërkombëtare. Fundjava e kaluar është mbyllur me 2 aktivitete shumë të rëndësishme duke treguar performancë dhe rezultate mjaft të mira nga sportistët shkodranë. Aktiviteti i parë ndërkombtar ishte “2-Ulcinj Trophy” në Mal të Zi, ndërsa tjetri ishte kampionati kombtar i teknikave të kombinuara.

Në aktivitetin e parë ndërkombëtar të Ulqinit morën pjesë, 45 ekipe, 5 shtete me 455 sportistë. Ekipi i Vllaznisë me trajner mjeshtrin e taekëondo-së shkodrane, Elion Puka fituan 4 vende të para, 6 vende të 2-ta, 6 vende të 3-ta. Konkretisht në Kategorinë e Fëmijëve,  Alessandro Hoti, Reina Spathari u renditën në vendin e parë. Arbios Kraja, Edorado Vathaj, Omer Bilani, Rajan Fani, zunë vendet e dyta, ndërsa Mirlind Karmaj,Noel Camaj dhe Ajla Bushati në vendin e  tretë. Në kategorinë e Para të rinjëve Enisa Shabaj u shpall kampione, për të vijuar me Eglis Buhaj dhe Reimon Zekaj në vendin e dytë. Kampionë të tajkundistëve shkodranë kemi edhe në kategorinë e të rinjëve, me Eldis Muhja, ndërsa Esad Malaj, Ajla Maho dhe Irsa Osmanagiq në vendin e tretë.

Menjëherë nga Turneu Ndërkombëtar i zhvilluar në Ulqin, ekipi i Vllaznisë në Taekwondo ka marrë pjesë në Kampionatin Kombëtar i zhvilluar në qytetin e Lezhës ku morën pjesë të gjitha ekipet Shqiptare. Në garat kombëtare, figurën më të mirë sportive në konkurimin individual e ka bërë Nejla Uruci, e cila u shpall kampione për kategorinë e të rriturve.

Irsa Osmanagiq u rendit e dyta për kategorinë e të rinjëve, ndërsa Isra Meta dhe Enisa Shabaj për të rinj u renditën në vendin e tretë. Në konkurimin çift për ekipin e të rinjëve, Reimon Zekaj dhe Irsa Osmanagiq u renditen në vendin e tretë.

Në konkurim individual për teknika të kombinuara të lira (free style), Mirtan Hasaj shpallet kampion, ndërsa në konkurim çift për (free style) u shpallen kampione, Nejla Uruci dhe Irsa Osmanagiq ndërsa në teknikat e demostrimit (gyokpa) Albion Lagja dhe Rejsi Meaj u renditën në vendin e tretë.

Ndërsa, në konkurimin ekipor për të rinj si ekip, Vllaznia u shpall kampione duke pasur në gjirin e saj konkurentet, Enes Behri, Mirtan Hasaj, Reimon Zekaj, Enisa Shabaj, Irsa Osmanagiq, Nejla Uruçi, Isra Meta.

 

Rezultatet teknike të taekëondistëve shkodranë:

 

  • Kategoria Femije
  1. Alessandro Hoti +51 kg kampion.
  2. Arbios Kraja -30 kg vend i 2-të.
  3. Edorado Vathaj -47 kg vend i 2-të.
  4. Mirlind Karmaj-36 kg vend i 3-të.
  5. Noel Camaj -33 kg vend i 3-të.
  6. Omer Bilani -26 kg vend i 2-të.

7.Rajan Fani -43 kg vend i 2-të.

  1. Ajla Bushati -39 kg vend i 3-të.
  2. Reina Spatari -39 kg kampione.

Para te rinj

  1. Eglis Buhaj -49 kg vend i 2-të.
  2. Reimon Zekaj -49 kg vend i 2-të.

Te rinj

  1. Eldis Muhja -55 kg kampion.
  2. Esad Malaj -63 kg vend i 3-të.
  3. Ajla Maho -63 kg vend i 3-të.
  4. Irsa Osmanagiq -59 vend i 3-të.
  5. Enisa Shabaj -63 kg kampione.
  • Tek aktiviteti i dytë që u zhvillua sot në Lezhë morën pjesë të gjitha ekipet Shqiptare ku gjithashtu kishte konkurencë mjaft të madhe.
  • Medaljet individuale per teknika te kombinuara (poomsae) jane:
  1. Nejla Uruci per te rritur kampione
  2. Irsa Osmanagiq per te rinj vend i 2-të
  3. Isra Meta per te rinj vend i 3-të
  4. Enisa Shabaj per te rinj vend i 3-të

Ne konkurim çift per ekipin e te rinjve,

Reimon Zekaj dhe Irsa Osmanagiq vend i 3-të.

Ne konkurim ekipor per te rinj u shpallëm kampion ku demostruan:

  1. Enes Behri
  2. Mirtan Hasaj
  3. Reimon Zekaj
  4. Enisa Shabaj
  5. Irsa Osmanagiq
  6. Nejla Uruçi
  7. Isra Meta
  • Ne konkurim individual per teknika te kombinuara te lira (free style),

Mirtan Hasaj shpallet kampion.

  • Ndersa ne konkurim çift per (free style),

Nejla Uruci dhe Irsa Osmanagiq kampione.

  • Ne teknikat e demostrimit (gyokpa)

1.Albion Lagja vend i 3-të

  1. Rejsi Meaj vend i 3-të
  • Falenderojmë prindërit për mbështetjen që na japin, sportistat për emocionet që na dhurojnë, dhe gjithë stafin e ekipit të vllaznisë!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img