Përmes një aktiviteti emocionues zhvilluar në Teatrin “Migjeni”, Gazeta “Shkodra Sport” në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Shoqatën “Pro Sport” ka nderuar sportistët më të mirë të vitit 2025.
I monitoruar nga gazetari i njohur shkodran Bepin Kolvataj, aktiviteti është hapur me përshëndetjen e drejtuesit të gazetës “Shkodra Sport”, gazetarit të mirënjohur sportive Gjergj Kola, iniciator i këtij eventi që vjen për herë të katërt për publikun shkodran.

Vemendja kryesore ka qënë natyrisht ai i shpalljes së dhjetë sportistëve më të mirë të vitit 2025 për sportin shkodran, por në të njëjtën kohë, me shumë interes dhe duatrokitje janë pritur nga të pranishmit e shumtë edhe vlerësimet me “Certifikatë Mirënjohje” që janë përcjellë për veteranët e sportit shkodran: Avenir Dani në futboll, Ilir Xhani atletikë, Ermira Mandija gjimnastikë, Sander Leka mundje.
Me çmimin “Talenti i Vitit 2025” janë vlerësuar sportistët e talentuar të perspectives: Antonino Mullisi (Peshëngritje), Luis Margjoni (Çiklizëm), Amatia Lleshi (Gjimnastikë), Xhesild Kapllanaj (Futboll), Ambra Reshiti (Futboll femra), Arijon Alibali (Atletikë), Enki Hyseni (Tenis), Viki Tafrruku (Not), Sead Durro (Volejboll), Enes Anza (Mundje).
Organizatorët kanë shpërndarë “Certifikata Vlerësimi” edhe për promotorin dhe presidentin e boksit shkodran Mondi Ndou si dhe IPA Albania, si kontribues në promovimin e Shkodrës përmes aktiviteteve të rëndësishme ndërkombëtare të zhvilluara nga ana e tyre.
Pjesa më kryesore dhe më emocionuese ka qënë ajo e shpalljes së “10 sportistëve më të mirëve të vitit 2025”. Në listën e fituesve janë: Lazarin Vila(Trajner i boksit), ekipi i Vllaznisë futsall, Saimir Lagja(Peshëngritje), Leandro Çardaku(Atletikë), Arjon Kajoshi(Boks), Kasandra Kovaçi(Xhudo), Robert Shestani(Basketboll), Megi Doçi(Futboll femra), Bekim Balaj(Futboll), Franko Burraj(Atletikë).



