Ashtu siç informoi Veriu Sport gjatë ditës së djeshme, Kevin Dodaj ka lënë Bullgarinë pasditen e së enjtes, ku bazuar në marrëveshjen mes dy klubeve, CSKA e Sofies dhe KF Vllaznia, ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Shkodër dhe sot i është bashkuar kuqebluve në seancën stërvitore të parafundit, anti-Teuta.
Por, para se të niste seanca stërvitore, Presidenti i KF Vllaznia Alban Xhaferi, ka pozuar me sulmuesin Dodaj, duke i uruar shumë fat dhe suksese në gjysmën e dytë të sezonit në vazhdim!
Postimi zyrtar i KF Vllaznia
Zyrtare: Kevin Dodaj i bashkohet KF Vllaznia, në formë huazimi, deri në fund të sezonit 2025–2026
Sulmuesi i CSKA-së, Kevin Dodaj, do t’i bashkëngjitet në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual.
Shumë fat dhe suksese, Kevin, në gjysmën e dytë të sezonit në vazhdim!
….
Official: Kevin Dodaj joins KF Vllaznia on Loan Until the End of the season 2025–2026
CSKA winger Kevin Dodaj ëill play on loan for Albanian top-flight side KF Vllaznia until the end of the current season.
Best of luck, Kevin, for a successful second half of the season!



