Wednesday, February 11, 2026

Partizani hedh hapin e parë drejt gjysmëfinales, mposht Elbasanin në minutën e fundit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Këtë të mërkurë u zhvilluan dy ndeshjet e radhës të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Në “Elbasan Arena”, Partizani arriti të marrë një fitore të vyer në transfertë, duke mposhtur Elbasanin me rezultatin minimal 0-1, në sfidën e parë mes tyre.

Takimi dhuroi ritëm të kënaqshëm dhe emocione, me të dyja skuadrat që u shfaqën kërkuese dhe krijuan raste të mira shënimi. Në 45 minutat e para, si vendasit ashtu edhe “Demat e Kuq” rrezikuan portat respektive, por pa arritur të zhbllokojnë rezultatin.

Në pjesën e dytë, intensiteti u rrit dhe rastet në kuadrat u shtuan, ndërsa ndeshja u bë edhe më e luftuar. Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi pa gola, në minutën e 94-t erdhi momenti vendimtar. Sulmuesi i Partizanit, Xhuliano Skuka, u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Në fundin e takimit pati edhe tension, me trajnerin e Elbasanit, Ivan Gvozdenovic, që u ndëshkua me karton të kuq. Një sukses me shumë peshë për Partizanin, që hedh një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales, megjithatë llogaritë e kualifikimit mbeten të hapura dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img