Sot në orën 18:00 në Bruksel merr jetë edicioni i pestë i Nations League. Turneu, i cili u mendua për të zëvendësuar miqësoret mes kombëtareve të ndryshme, është fituar dy herë prej Portugalisë dhe një herë nga Franca dhe Spanja.
Sa i përket Shqipërisë, skuadra e drejtuar nga Sylvinho e nis këtë aventurë të re nga Vazo 1 e Grupit C. Siç dihet për të përcaktuar vendin e kombëtareve merret për bazë performanca e tyre në edicionin paraardhës. Në Vazon 1 Shqipëria është në shoqëri të kombëtareve si Islanda, Mali i Zi dhe Kazakistani.
54 shoqatat pjesëmarrëse në Ligën e Kombeve UEFA për sezonin 2026/27 janë të ndara në katër grupe. Shorti i Ligave A, B dhe C do të formojë katër grupe me nga katër skuadra secila. Çdo skuadër luan gjashtë ndeshje (tre në shtëpi dhe tre jashtë) kundër tre kombëtareve të tjera në grup. Shorti për Ligën D do të formojë dy grupe me nga tre skuadra: çdo skuadër luan katër ndeshje (dy në shtëpi dhe dy jashtë) kundër dy kombeve të tjera në grup.
Ashtu si në edicionin e kaluar, dy skuadrat e para nga secili prej katër grupeve të Ligës A do të kualifikohen për çerekfinalet, skuadra e vendit të katërt do të bjerë në Ligën B, dhe skuadra e vendit të tretë do të luajë një ndeshje “play-off” për të qëndruar në Ligën A kundër njërit prej skuadrave të dyta të Ligës B. Ligat B, C dhe D do të ndjekin sistemin e ngjitjes, rënies dhe “play-off”-it të sezonit të kaluar.
Grupi A
Vazo 1: Portugalia, Spanja, Franca, Gjermania
Vazo 2: Italia, Holanda, Danimarka, Kroacia
Vazo 3: Serbia, Belgjika, Anglia, Norvegjia
Vazo 4: Uellsi, Çekia, Greqia, Turqia
Grupi B
Vazo 1: Skocia, Hungaria, Polonia, Izraeli
Vazo 2: Zvicra, Bosnja dhe Hercegovina, Austria, Ukraina
Vazo 3: Sllovenia, Gjeorgjia, Republika e Irlandës, Rumania
Vazo 4: Suedia, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut, Kosova
Grupi C
Vazo 1: Islanda, Shqipëria, Mali i Zi, Kazakistani
Vazo 2: Finlanda, Sllovakia, Bullgaria, Armenia
Vazo 3: Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qipro, Estonia
Vazo 4*: Letonia ose Gjibraltari, Luksemburgu ose Malta, Moldavia, San Marino
Grupi D
Vazo 1*: Azerbajxhani, Lituania, Gjibraltari ose Letonia, Malta ose Luksemburgu
Vazo 2: Lihtenshtajni, Andorra
Shënim: * Pozicionet në diskutim do të përcaktohen pas ndeshjeve eliminatore të Ligës së Kombeve 2024/25 në mars 2026 midis Letonisë/Gjibraltarit dhe Luksemburgut/Maltës.



