Sunday, February 22, 2026

(Video) Tërbuni fiton derbin e Veriut. Pukjanët mundin koplikasit 4-3 dhe paralajmërojnë Besëlidhjen për javën e ardhshme në një derbi tjetër verior

Lexo

- Reklamë -spot_img

Tërbuni-Veleçiku 4-3

(Shënues: 17′, 29′  Amarildo Karaj, 92′ Fjorest Grimci, 94′ Florin Lice/ 35′ Jurgen Gjini, 66′ Brajan Shekaj, 82′ Ersil Ymeri

Stadiumi “Ismail Xhemali” i qytetit të Pukës ka përjetuar pasditen e së shtunës së 21 shkurtit 2026 një duel shumë të fortë, i cili për të vendosur fituesin është dashur minuta e fundit shtesë.

Tërbuni-Veleçiku, apo më saktë derbi i Veriut, është luajtur në kuadër të javës së 15-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Kategorinë e Dytë.

Dy skuadra të pozicionuara në mesin e tabelës që i ndante vetëm një pikë, me pukjanët në vendin e shtatë me 14 pikë dhe koplikasit e Malësisë së Madhe në të tetin me 13 pikë.

Tërbuni i drejtuar nga trajneri Anxhelo Suta e nis më mirë ku protagonist është Amarildo Karaj me dygolëshin e tij 17′, 29′. Miqtë nga Kopliku shkurtojnë diferencen e disavantazhit në minutën e 35-të me anë të ish sulmuesit të Vllaznisë, Jurgen Gjini duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me avantazhin e Tërbunit 2-1.

45 minutëshi i dytë flet më mirë për Veleçikun, ku skuadra e drejtuar nga trajneri Besnik Duli shënon edhe dy gola të tjerë me autor Brajan Shekaj dhe Ersil Ymeri, përkatësisht në minutat 66’, 82′ duke marrë avantazhin në 2 me 3.

Pukjanët nuk dorëzohen, dhe me dy golat e shënuar  92′ nga Fjorest Grimci në të 92-tën dhe Florin Lice në të 94-tën, përmbysin gjithçka duke fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 4 me 3.

Fitore kjo shumë e rëndësishme për Tërbunin, e cila e shkëput në plus 4 nga Veleçiku, ndërkohë që vendi i gjashtë i fazës Play Off, i cili mbahet nga Luzi është vetëm një pikë larg.

Kjo fitore vjen në momentin e duhur për pukjanët, entuziasmi i të cilëve do t’i shoqërojë në betejen e javës së ardhshme, kur Tërbuni do të jetë mysafir në Lezhë për t’u ndeshur me ekipin kryesues, ku në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajneri Anxhelo Suta, ka deklaruar se skuadra e tij udhëton për pikë në transfertë përballë Besëlidhjes.

(Video) Prononcimet e dy trajnerëve kundërshtarë, Anxhelo Suta dhe Besnik Duli, si dhe pamje dhe golat e ndeshjes, Tërbuni-Veleçiku, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gani PEMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img