Ballina Futboll Tirana – Teuta dhe Flamurtari – Partizani, mbyllin sot javën e 25-të...

Tirana – Teuta dhe Flamurtari – Partizani, mbyllin sot javën e 25-të të Abissnet Superiore

Tirana – Teuta dhe Flamurtari – Partizani, janë dy duelet që do të luhen sot dhe mbyllin kështu  javën e 25-të të kategorisë Abissnet Superiore.

Në orën 13:30, Tirana pret Teutën në stadiumin “Selman Stermasi”, ku bardheblutë kërkojnë rikthimin te fitorja pas humbjes në derbi, ndërsa durrsakët synojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive.

Ndërkohë, që në orën 16:30 luhet edhe sfida Flamurtari – Partizanit në stadiumin “Flamurtari”, një përballje që pritet të jetë e luftuar pasi të dy ekipet synojnë maksimumin.

Takimet e tjera të Superiores, u luajtën të premten me takimin Egnatia – Dinamo City, përballje e cila u mbyll me fitoren e rrogozhinasve 1-0.

Ndërkohë, pasditen e djeshme, java e 25-të e kampionatit “Abissnet Superiore” vijon sot me dy duele të tjera po aq interesante.

Në orën 13:30, Bylisi mundi Vllanzinë me rezultatin 2 me 1, dhe po kështu, me të njëjtin rezultat, Elbasani mundi Vorën.

Kalendari i javës së 25-të të “Abissnet Superiore”

Pardje

Egnatia – Dinamo City, 1-0

Dje

Bylis – Vllaznia, 2-1

AF Elbasani – FK Vora, 2-1

Sot

Tirana – Teuta, 13:30 Stadiumi “Selman Stermasi”

Flamurtari – Partizani, 16:30 Stadiumi “Flamurtari”

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu