Eliminimi në “Etihad Stadium” përballë Real-it të Madridit nuk ka bërë që Pep Guardiola të shikojë nga një tjetër perspektivë rivalët kastijanë. Pas ndeshjes së mbrëmshme trajneri spanjoll i City-t pranoi se në karrierën e tij ka qenë një sfidë më vete duelet me Liverpool-in e drejtuar nga Jürgen Klopp.
“Real Madrid nuk ka qenë një sfidë e madhe në karrierën time. Sfida ime më e madhe ka qenë Liverpool-i i Klopp. Mbase ti si gazetar spanjoll nuk e ke parë me kujdes. Nuk e ke idenë si ishte të përballeje me atë Livedrpool. Ishte një eksperiencë, e cila të mësonte shumë”, tha Guardiola


