AF Vllaznia-Juventus Academy London, miqësore luksi në futbollin e moshave

Lexo

- Reklamë -spot_img

Me  ftesë të Klubit të Futbollit Vllaznia, ka mbërritur në Shkodër një delegacion i zgjeruar sportiv i Juventus Academy London.

Bazuar në marrëveshjen që drejtori i AF Vllaznia, Alban Hasani ka realizuar me homologët e tij, është vendosur që ekepet e moshave të Akademisë së Futbollit Vllaznia dhe ato të  Juventus Academy London të zhvillojnë në harkun kohor të dy ditëve katër ndeshje miqësore.

Dy të parat, janë luajtur paraditen e së shtunës së 28 marsit në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës duke ballafaquar në fushën e lojës ekipet U10 dhe U11.

Ndërkohë, që me të njëjtën kategori moshe, akademitë në fjalë do të luajnë të dielën e 29 marsit edhe dy ndeshje të tjera po në stadiumin “Reshit Rusi”.

Sipas drejtorit të AF Vllaznia, Alban Hasani, miqësoret e luksit me ekipet e Juventus Academy London, pritet të shërbejnë pozitivisht për futbollist e grupmoshave kuqeblu duke qënë një mundësi shumë e mirë për të parë të ardhmen e futbollit në fushë dhe për t’i inkurajuar me duartrokitje dhe energji pozitive.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img