Finalet e Kampionatit Europian 2020 vijojnë të martën me ballafaqimet e grupit D. Në program janë për tu luajtur dy sfida, Republika Çeke-Angli dhe Kroaci-Skoci, ndeshje këto të planifikuara të luhen që të dyja në orën 21.00. Ballafaqime këto që do të vendosin fatin e skuadrave që kalojnë në fazën tjetër të 16-tëshes. Çekët dhe anglezët do ta luajnë sfidën e tyre në kryeqytetin e Anglisë, Londër, ndërsa çifti tjetër Kroaci-Skoci në Glasgoë të Skocisë.
Çeki-Angli
Në sfidën Çeki-Angli do të mjaftonte edhe një barazim mes tyre për të kaluar grupin që të dyja skuadrat duke u renditur në vendin e parë dhe të dytë. Ndërkohë, nëse Anglia do të siguronte fitoren kap vendikn e parë në grup dhe do të luante në raundin e 16 në Londër. Trajneri Gareth Southgate ka ripërtërirë besimin te kapiteni dhe lideri Harry Kane. Sulmuesi anglez shënoi një gol në 5-0 ndaj Republikës Çeke në Ëembley në kualifikueset e Marsit 2019, me Rahem Sterling që shënoi një tripletë. “Që prej asaj disfate ne jemi shikuar në pasqyrë,” tha anësori çek Lukáš Masopust. “Ishte një lloj kthesë”. Në fakt, atëherë Republika Çeke mundi Anglinë me rezultatin 2-1 në shtëpi, prandaj ka kaq shumë besim në ambjentin çek. Bilanci i Republikës Çeke në transfertë me Anglisë është një barazim dhe dy humbje. Duke marrë në konsideratë dhe rezultatet e ekipit kombëtar si Çekosllovaki, ata kurrë nuk e kanë mundur Anglinë jashtë, duke barazuar vetëm dy nga tetë përballjet mes tyre.
Kroaci-Skoci
Interesante për t’u ndjekur është çifti Kroaci-Skoci. Skocezët mund të përfundojnë të dytët me diferencën e golave nëse Anglia humbet, ashtu si edhe Kroacia nëse ata fitojnë dhe Republika Çeke humb në të njëjtën kohë, edhe pse të dy shpresojnë që katër pikë të jenë të mjaftueshme për të përfunduar të paktën midis katër të tretave më të mira. Peshorja nuk është në anën e Kroacisë. Në pesë të mëparshmet në të cilat ata duhet të fitonin në ndeshjen e fundit për të kaluar raundin, kroatët kanë dalë gjithmonë jashtë. Prandaj është mirë që ata të mos mendojnë më për 1-1 kundër çekëve. “Ne nuk duhet të mendojmë për të kaluarën. Duhet vetëm të përgatitemi fizikisht dhe taktikisht për këtë ndeshje,” tha sulmuesi Bruno Petković.