NJOFTIM ZYRTAR
KF Egnatia njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edlir Tetova.
Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe stresit të vazhdueshëm të përjetuar gjatë kohëve të fundit, si edhe në mirëkuptim të plotë mes palëve, është vendosur mbyllja e bashkëpunimit profesional me trsjnerin.
Klubi falënderon Tetovën për kontributin, përkushtimin dhe punën e dhënë në drejtimin e skuadrës gjatë kësaj periudhe, duke vlerësuar rezultatet dhe arritjet e përbashkëta.
KF Egnatia i uron trajnerit shëndet të plotë, suksese në vazhdim dhe mirëpresim që rrugët tona të bashkohen sërish në të ardhmen.
Faleminderit, Tetova!
Kf Egnatia…


