Formacioni më i mirë i javës së 34-t “Abissnet Superiore”. Dominon Bylis, me 3 futbollistë dhe trajnerin Josa

Lexo

- Reklamë -spot_img

Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 34-t në kampionatin “Abissnet Superiore”.

Skema e përzgjedhur është 1-4-3-3, me emra që kanë bërë diferencën për skuadrat e tyre.

Në portë është vendosur Roberts Ozols i Bylisit.

Mbrojtja përbëhet nga Jurgen Vrapi (Vora), Dime Dimov (Bylis), Diar Halili (Tirana) dhe Usni Ismaili (Dinamo City), të gjithë protagonistë në sukseset e skuadrave respektive.

Në repartin e mesfushës janë përzgjedhur Bernard Karrica (Vora), Denis Pjeshka (Flamurtari) dhe Taofeek Malomo (Dinamo City).

Sulmi përbëhet nga Erald Maksuti (Flamurtari), Ëalisson (Bylis) dhe Rimal Haxhiu (Tirana), që u shfaqën vendimtarë në fazën ofensive.

Trajneri më i mirë i javës është shpallur Mirel Josa, pas fitores së rëndësishme të Bylisit në transfertë dhe paraqitjes së ekipit të tij.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img