Dha dorëheqjen pas humbjes me Tiranën, drejtuesit e Teutës konfirmuan pasditen e sotme largimin e trajnerit Enkeleid Dobi. Ekipi i besohet zv.trajnerit Bledar Hodo

Lexo

- Reklamë -spot_img

Të nesërmen e humbjes që Teuta e tij pësoi përballë Tiranës, trajneri Dobi ka dhënë dorëheqjen prej postit të tij në ekip.

Klubi durrsak ka njoftuar se “trajneri Enkelied Dobi ka paraqitur kërkesën për dorëheqje dhe duke filluar nga dita e sotme, nuk do të ushtrojë më detyrën e tij në drejtimin e ekipit të parë”.

Një njoftimin e bërë publik nga klubi thuhet se “trajneri Dobi falënderon presidentin për mundësinë e dhënë, stafin për bashkëpunimin dhe të gjithë tifozët për mbështetjen e vazhdueshme. Gjithashtu, ai shpreh një falënderim të veçantë për ekipin, për angazhimin, sakrificën dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë kohës së bashkëpunimit”.

Për dy ndeshjet e mbetura të sezonit, drejtimi i ekipit do t’i besohet zëvendëstrajnerit Hodo, në bashkëpunim me pjesën tjetër të stafit teknik.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img