Teuta-Vllaznia 0-4(Shënuese: Teresa Deda 18’, Martinez Montengro 30’, Esi Lufo 69’, Klaudja Borçi 90’)
Vllaznia e futbollit femra bën detyrën duke vijuar të fitojë ndeshje pas ndeshje, ku e fundit është kjo e pasdites së sotme e realizuar në transfertë me ekipin e Teutës së Durrësit.
Sfida e luajtur në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit pritej me interes edhe për faktin se Teuta vendase ishte ajo, e cila pati fituar më herët dy përballjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë duke e eleminuar Vllazninë nga ky kompeticion.
Por, ajo çfar paraqiti fusha e lojës, ishte një dominim total i skuadrës kuqeblu, e cila e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka fitoi me rtezultatin 1 me 4 me nga dy gola shënuar në secilen pjesë loje.
Shqiptarja e ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Teresa Deda shënoi e para në minutë e 18-të për t’u pasuar nga Martizez Montengro në të 30-të,
Ndërkohë, në 45 minutat e dyta, vijnë edhe dy gola të tjerë me protagoniste Esi Lufo 69’, Klaudja Borçi 90’ duke vulosur rezultatin përfundimtar, 0 me 4 në favor të Vllaznisë.
Me këtë fitore, Vllanzia vijon të jetë e para në tabelën e klasifikimit, tashmë me 43 pikë, duke lënë pas Gramshin dhe Apoloninë me nga 35 pikë dhe Teutën me 28 pikë.


