“Me Kokën Lart drejt së Ardhmes!” Mesazhi i Ardit Manit, specialistit që kontribuoi me përkushtim në stafin e KF Shiroka: Trajner i parë, Drejtor sportiv, zv.trajner, kudo dhe kurdo, i gatshëm për këtë klub

Lexo

- Reklamë -spot_img

Me Kokën Lart drejt së Ardhmes!

​Futbolli na tregoi dje se distanca midis triumfit dhe lotëve është vetëm 11 metra. Humbja me penallti kundër Sopotit më dhemb, por ajo që pamë në fushë dhe në shkallët e stadiumit më bën të ndihem fitimtarë në shpirt.

​Dua të shpreh një mirënjohje të thellë për të gjithë ata që e bëjnë FC Shirokën më shumë se një ekip:

​ Për Tifozët tanë: Ju jeni forca jonë! Edhe në heshtjen pas penalltisë së fundit, ndjemë rrahjet e zemrës suaj. Faleminderit që nuk na lëshuat dorën; ju jeni lojtari ynë i 12-të që nuk u dorëzuat kurrë.

​ Gazetarit Edmond Dibra dhe kameramani Saimir Çoku: Një falënderim që buron nga shpirti. Zëri juaj depërtoi në zemrën e çdo sportdashësi, duke i dhënë peshë çdo emocioni dhe sakrifice tonës. Jeni zëri i vërtetë i pasionit!

​ Presidentit Axhani: Faleminderit për mbështetjen e palodhur dhe besimin te ky grup. Ju jeni shtylla ku duhet të mbështeten për t’u ngritur edhe më të fortë.

​ Stafit dhe Trajnerëve: Një përulje për punën e madhe, që nga disiplina e Pr. Tatangjelos e deri te energjia dhe profesionalizmi i Pedros dhe Danilo Miele. Jeni arkitektët e një rrugëtimi që premton shumë.

​ Kolegëve Ervin Buca dhe Bujar Celufaj: Ju që me sakrificë dhe punë të palodhur ishit të pamposhtur në çdo hap. Bashkëpunimi me ju është nder dhe forcë për mua.

​ Amelcina për fund – Lojtarët tanë: Ju jeni heronjtë e fushës. Dje nuk pashë thjesht futbollistë, por një familje të bashkuar që luftoi deri në frymën e fundit. Respekt maksimal për çdo djersë të derdhur për këtë fanellë. Jem krenarë për ju!

​Lotët e sotëm do të jenë forca e suksesit të nesërm. Rrëzohesh sot për t’u ngritur më të fort, sepse e ardhmja i përket Shirokës!

​Me respekt,

Ardit Mani

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img