Momenti i Vllaznisë për reflektim! Tirana-Vllaznia, sfidë e hapur me dy skuadrat që u duhet tre pikëshi, për mbijetese dhe titull. Spektakli i grantuar, të mërkurën, ora 16:00, në “Selman Stërmasi”, java e 35 Superiore

Lexo

- Reklamë -spot_img

Tre humbjet radhazi të Vllaznisë, me Dinamon për Kupë, si dhe Elbasanin e Bylisin për Kampionat, kanë krijuar një klimë aspak pozitive në kampin kuqeblu. Jo vetëm brenda Klubit të Futbollit Vllaznia, por më së shumtmi në radhët e tifozërisë shkodrane, e cila me të drejtë është ftohur jo pak me skuadrën e saj të zemrës.

Por, kampionati akoma nuk ka mbaruar, madje tashmë është sprinti final drejt realizimit të objektivit, që Vllaznia i ka vënë vetes për fitimin e titullit kampion.

Ndeshja e së mërkurës, Tirana-Vllaznia, takim i vlefshëm për javën e 35-të të Abissnet Superiore është momenti më i përshtatshëm për reflektimin e Vllaznisë.

Një klasike kjo e futbollit shqiptar që paraqet një interes maksimal për të dyja skuadrat, Tiranën që lufton për mbijetesë dhe Vllazninë e dyta në renditje e deklaruar si pretendime kryesore për fitimin e titullit kampion, ku lufta e fortë sportive dhe spektakli është i garantuar.

Dhe, për këtë, ditët e pasndeshjes me Bylisin janë shoqëruar me lajme të mira në kampin kuqeblu. Analiza me sy kritik e ndeshjes me ballshiotët, dhe përgatitja e skemave të pragndeshjes me Tiranën, kanë qënë në qëndër të vemendjes së skuadrës kuqeblu, prej së cilës presidenca me në krye Alban Xhaferin kërkon patjetër reflektim në fushën e lojës.

Një javë kjo që nisur nga sfida e vështërë që Elbasani kryesues ka në transfertë me Bylisin, me një fitore tre pikëshe ndaj Tiranës, Vllaznia shpreson të rikthehet në krye ta tabelës së klasifikimit për të mos e lëshuar më atë deri në mbyllje të dueleve të “Final 4”.

Krahas klasikes, Tirana-Vllaznia, e cila luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit prej orës 16:00 të së mërkurës, në kalendarin e javës së 35-të janë edhe përballjet:  Egnatia – Partizani, Flamurtari – Teuta, Bylis – AF Elbasani dhe Dinamo City – Vora, që të gjitha për tu luajtur në të njëjtën orë, 16:00.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Dinamo hedh një hap të madh drejt finales së “Final-Four” pasi mposhti 2-0 Vllazninë në ndeshjen e parë mes dy skuadrave

Vllaznia-Dinamo 0-2 Golat:Malomo 77,Xhejms 94 Vllaznia:Pohls,Gurishta,Gjini,Bajrami,Mala(Tafili 81),Krymi,Qato(Sala 77),Kallaku(Dros 77),Jago,Murataj(Balaj 59),Balaj Trajner:Edi Martini Dinamo:Kiri,Ismaili,Dita(Gudjabi 46),Aliji,Loran(Berisha 46),Beqja(Meksi 90),Malomo,Qardaku(Xhejms 77),Vila,Guindo(Mustafa 83),Nani Trajner:Renaldo Kalari Gjyqtarë:Florjan Lata(Durrës),Ilir Tartaraj(Fier),Erind...
- Advertisement -spot_img