Me Kokën Lart drejt së Ardhmes!
Futbolli na tregoi dje se distanca midis triumfit dhe lotëve është vetëm 11 metra. Humbja me penallti kundër Sopotit më dhemb, por ajo që pamë në fushë dhe në shkallët e stadiumit më bën të ndihem fitimtarë në shpirt.
Dua të shpreh një mirënjohje të thellë për të gjithë ata që e bëjnë FC Shirokën më shumë se një ekip:
Për Tifozët tanë: Ju jeni forca jonë! Edhe në heshtjen pas penalltisë së fundit, ndjemë rrahjet e zemrës suaj. Faleminderit që nuk na lëshuat dorën; ju jeni lojtari ynë i 12-të që nuk u dorëzuat kurrë.
Gazetarit Edmond Dibra dhe kameramani Saimir Çoku: Një falënderim që buron nga shpirti. Zëri juaj depërtoi në zemrën e çdo sportdashësi, duke i dhënë peshë çdo emocioni dhe sakrifice tonës. Jeni zëri i vërtetë i pasionit!
Presidentit Axhani: Faleminderit për mbështetjen e palodhur dhe besimin te ky grup. Ju jeni shtylla ku duhet të mbështeten për t’u ngritur edhe më të fortë.
Stafit dhe Trajnerëve: Një përulje për punën e madhe, që nga disiplina e Pr. Tatangjelos e deri te energjia dhe profesionalizmi i Pedros dhe Danilo Miele. Jeni arkitektët e një rrugëtimi që premton shumë.
Kolegëve Ervin Buca dhe Bujar Celufaj: Ju që me sakrificë dhe punë të palodhur ishit të pamposhtur në çdo hap. Bashkëpunimi me ju është nder dhe forcë për mua.
Amelcina për fund – Lojtarët tanë: Ju jeni heronjtë e fushës. Dje nuk pashë thjesht futbollistë, por një familje të bashkuar që luftoi deri në frymën e fundit. Respekt maksimal për çdo djersë të derdhur për këtë fanellë. Jem krenarë për ju!
Lotët e sotëm do të jenë forca e suksesit të nesërm. Rrëzohesh sot për t’u ngritur më të fort, sepse e ardhmja i përket Shirokës!
Me respekt,
Ardit Mani


