Fitore pa shpërblim për Partizanin, Dinamo ruan vendin e katërt

Lexo

- Reklamë -spot_img

Partizani e mbylli kampionatin me fitore, duke triumfuar 2-1 ndaj Dinamo City në sfidën e javës së 36-të të Abissnet Superiore, të luajtur në Arena e Demave.

Njeriu i ndeshjes ishte padyshim Albers Keko. Sulmuesi i të kuqve mori përsipër skuadrën në momentet kyçe dhe realizoi të dy golat që vendosën fatin e takimit, duke i dhënë Partizanit një sukses prestigji ndaj rivalëve të qytetit. Dinamo u përpoq të reagojë dhe gjeti golin me Mustafa Komën, por dinamovitët nuk arritën të shmangnin humbjen në sfidën e fundit të sezonit të rregullt.

Pavarësisht disfatës, skuadra blu e mbyll kampionatin në vendin e katërt me 49 pikë, duke siguruar pjesëmarrjen në “Final Four”. Në anën tjetër, Partizani largohet me keqardhje nga gara për titullin. Të kuqtë e përfundojnë sezonin në vendin e pestë me 48 pikë, vetëm një pikë larg zonës “Final Four”, duke mbetur jashtë objektivit kryesor të sezonit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img