Teuta ka marrë një fitore jetike në javën e fundit të Abissnet Superiore, duke mposhtur 3-2 Egnatian në stadiumin “Niko Dovana”.
Në një sfidë me ritëm të lartë dhe shumë emocione, durrsakët treguan më shumë vendosmëri, pasi në lojë kishin mbijetesën. Miqtë kaluan disa herë në moment pozitiv falë golave të Ruçit dhe Buric, por vendasit reaguan gjithmonë në kohë. Për Teutën protagonist ishte Emiliano Vila, ndërsa sulmuesi Daci rezultoi vendimtar me dopietën e tij, duke i dhënë skuadrës tri pikë me peshë të madhe në fundin e sezonit.
Me këtë sukses, “Djemtë e Detit” shmangin rënien direkte nga kategoria dhe e mbyllin kampionatin në vendin e tetë me 42 pikë, pozicion që i dërgon në zonën “play-out”. Në krahun tjetër, Egnatia e mbylli sezonin e rregullt në vendin e tretë me 57 pikë, duke siguruar pjesëmarrjen në fazën “Final Four” për garën e titullit.


