Volejboll-Sead Durro, largohet nga Vllaznia. 20vjeçari firmos për Ulqinin në Superligën malazeze

Lexo

- Reklamë -spot_img

Sead Durro nuk është më pjesë e ekipit të volejbollit Vllaznia. 20-vjeçari ka kaluar në ekipin e Ulqinit, pjesë e Kampionatit të Superligës së Malit të Zi.

Nga sa mësohet, Durro ka nënshkruar mesditën e sotë kontraten zyrtare me afat një vjeçar me klubin e Ulqinit.

Durro, pjesë e familjes sportive, duke ndjekur traditën e babait të tij, ish handballistit dhe trajnerit të njohur, Artan Durro, është një volejbollist i formuar në ekipet zinxhir të klubit kuqeblu, kampion me Vllaznia U21, si dhe pjesë e ekipit kombëtar të moshave.

Prej mëse dy sezonesh ka qënë pjesë e ekipit të parë të Vllaznisë, konkurues në Superligën e volejbollit shqiptar, Durro në rolin e pasuesit ka pasur hapësira të pakta aktivizimi në formacion, ndaj duket se kjo ka qënë arsyeja e largimit të tij nga Vllanzia.

Sipas informacionit, për Sead Durron ka psur interesim të madh edhe nga Kosova, por duke qënë se vazhdon studimet në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, për arsye gjeografike ka preferuar Ulqinin.

Drejtuesit e volejbollit ulqinak janë shprehur të kënaqur për nënshkrimin me volejbollistin shkodran Sead Durro, të cilin e kanë planifikuar të luajë si pasues i parë duke nisur nga sezoni i ri sportiv i Superliges Malazeze, i cili nis në muajin shtator.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img