Gramshi-Vllaznia 0-1(Shënuese: Klaudja Borçi 55’)
Vllaznia e futbollit për femra hedh hapin e parë drejt kualifikimit për në finale e madhe të “Final 4”, teksa pasditen e sotme fitoi gjysmëfinalen e parë me ekipin e Gramshit.
Ndeshja e luajtur prej orës 15:00 në kompleksin sportive “Dinamo” të Arbanës është dominuar nga skuadra kuaqeblu, por që gjithësesi pjesa e parë është mbyllur në barazim me rrjeta të paprekura, 0-0.
45 minuta e dytë, trajneri i Vllanzisë Nikolin Leka e nis me një ndryshim duke hedhur në fushën e lojës sulmuesen e talentuar Klaudia Borçi, e cila vetëm dhjetë minuta nga starti i kësaj pjese tund rrjetën e ekipit të Gramshit.
0 me 1 për Vllazninë, rezultat ky që qëndron në fuqi deri në përfundim të krejt takimit duke nxjerrë fituese Vllazninë me rezultatin 0 me 1.
Me këtë fitore të gjysmëfinales së parë në transfertë, Vllaznia e Shkodrës hedh një hap të sigurtë drejt kualifikimit në finalen e madhe për titullin kampion.
Kualifikim i cili pritet të zyrtarizohet pas ndeshjes së dytë, e cila do të luhet një javë më pas në qytetin e Shkodrës.
Gaspër MARKU


